Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra!
Kështu e ka nisur “Radio Europa e Lirë” artikullin e saj për Albin Kurtin, i cili edhe pse erdhi në pushtet duke premtuar se do të luftojë korrupsionin nuk iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar mbi një rast korrupsioni që kishte të bënte me rezervat shtetërore, ku e përfshirë direct ishte ministrja e tij e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
E teksa Kurti ka hyrë vitin e katërt të mandatit, edhe rastet e korrupsionit apo keqpërdorimit të detyrës nga administrata e tij kanë shënuar rritje, krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave, nga 1 janari deri në dhjetor, Agjensia për Parandalimin e Korrupsionit ka shqyrtuar 98 raste të mosdeklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë, gjë e cilaa është e detyrueshme me ligj, dhe ka vendosur gjoba të cilat arrijnë vlerën e 22.000 eurosh. Gjithashtu, shtatë gjykata themelore të KOsovës kanë trajtuar 128 lëndë të korrupsionit, prej të cilave 24 të reja ndërsa të tjerat të mbartuara.
Jo pak zyrtarë të qeverisë së Kosovës akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe abuzime me fondet.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është aktualisht nën hetim për keqpërdorim të detyrës në lidhje me rezervat shtetërore. Ndërsa familjari i një deputeteje të Vetëvendosjes dyshohet se ka marrë 100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që drejtohet nga Faton Peci.
Nga ana tjetër edhe Raporti i Komisionit Europian ka kontastatuar se Kosova nuk ka bërë progress në luftën kundër korrupsionit dhe se ky fenomen mbetet shqetësues.
Korrupsioni me rezervat shtetërore është përmendur edhe në raportin e Freedom House ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për Kosovën tha se “zyrtarët ndonjëhere, përfshihen në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.
Gjetje këto që tregojnë se gjatë qeverisjes së tij Albin Kurti nuk bërë regres vetëm me politikën e jashtme duke e vendosur Kosovë në një pozitë mjaft të veshtirë në raportet me partnerët ndërkombëtare por edhe në politikën e brendshme./abcnews.al