Tre shqiptare rrëmbejnë dhe torturojnë kolegen e tyre në Zvicër

schedule16:35 - 26 Maj, 2020

schedule 16:35 - 26 Maj, 2020

Tre kosovare raportohet që të jenë përfshirë në një skandal ën Zvicër. Kjo pasi ata akuzohen të kenë rrëmbyer dhe torturuar një kolegen e tyre.

Raportohet se një 23-vjeçare, Mira A. paraqiti shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, ajo u rrëmbye, rrah dhe keqtrajtua nga nëna e akuzuar dhe tri shoqet e saj.

Kur kosovarja me inicialet  Lara O. mori vesh se çfarë kishte ndodhur, vendosi që të hakmerret. Ajo informoi tri bashkatdhetarët e saj: Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K.  29-vjeçare.

Pas kësaj, gruaja zviceriane u rrah dhe u poshtërua me mënyra nga më të ndryshmet.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti kurth viktimës. Ajo i caktoi një takim tek parkingu i një restoranti. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje, dhe e morën viktimën e futën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas, ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e kërcënuan nga forma të ndryshme. Lara, vajza nga Kosova që e torturoi viktimën është shprehur se situata mund të ishte përshkallëzuar edhe më shumë.

Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren, i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka më doli nga duart. Më vjen shumë keq”.

Gruaja nga Zvicra thuhet të jetë përgjëruar për falje ndërsa kosovaret e filmonin ndërsa e keqtrajtonin dhe poshtëronin me mënyra nga më të ndryshmet. Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saja seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.

Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim. Gjyqi  pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Tashmë ato akuzohen për për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual dhe pritet që të dënohen me disa vite pas hekurave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!