“Më dhunoi dhe abuzoi me mua për 19 vite”, gruaja denoncon në polici burrin: Torturat i duroja nga frika

schedule15:32 - 17 Gusht, 2022

schedule 15:32 - 17 Gusht, 2022

Një 36-vjeçare ka denoncuar në policinë e Kretës bashkëshortin e saj 38-vjeçar, pasi pretendon se prej 19 vitesh e ka rrahur dhe përdhunuar.

Sipas mediave greke, bashkëshorti është arrestuar pasi ka abuzuar dhe përdhunuar gruan e tij, e cila – siç thotë në denoncimin e saj – i duroi torturat që po përjetonte nga frika.

Siç raportojnë mediat vendase, javën e kaluar në shtëpinë ku ndodhet edhe vajza e tyre 17-vjeçare, dyshohet se ka ndodhur një tjetër episod dhune dhe përdhunimi në familje, që ka qenë pika e fundit për 36-vjeçaren.

Kështu ajo vetë ka shkuar në polici dhe ka ngritur padi ndaj 38-vjeçarit për dhunë në familje dhe përdhunim të vazhdueshëm, ndërsa sipas të njëjtave informacione denoncimet janë konfirmuar edhe nga vajza e tyre, e cila ankohet gjithashtu se babai ka dhunuar fizikisht. /abcnews.al