Juventusi pësoi dje një humbje shokuese ndaj Milanit me shifrat 0-3, që mund t’i kushtojë edhe kualifikimin në Champions League e sezonit të ardhshëm.
Te Juventus janë të gjithë të mërzitur dhe si rrallëherë ka reaguar një nga trashëgimtarët e familjes Agnelli, Lapo Elkann, i cili është pronar i Ferrari, kompani në pronësi të “dinastisë” Agnelli.
“Të shohësh Juventusin kështu të dhemb zemra. Historia dhe fanella meritojnë dashuri, respekt, pasion dhe profesionalizëm. Zgjohuni të gjithë”, shkruan Elkann, duke shkundur gjithë ekipin.
Vedere la Juventus così fa MALE al ❤️. La Storia e la Maglia MERITANO ➕AMORE, RISPETTO, PASSIONE e PROFESSIONALITÀ??. SVEGLIATEVIII TUTTI ⏰ pic.twitter.com/hJ3j3SZ4Zu
— Lapo Elkann (@lapoelkann_) May 10, 2021
Ndërkohë në Torino çdo orë e më shumë flitet për shkarkimin e Adrea Pirlos. Corriere dello Sport u hap me lajmin e trajneri mund të shkarkohet para ndeshjes me Sassuolon të mërkurën. /abcnews.al