“Më dhe titullin më të madh në jetë”, Adelina Ismajli emocionon me fjalët për të birin

schedule21:59 - 11 Korrik, 2021

schedule 21:59 - 11 Korrik, 2021

Adelina Ismajli është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Këngëtarja është e martuar prej vitesh me Val Krasniqin, me të cilin ka dhe një djalë. Së fundmi, Adelina ka publikuar një fotografi me të birin, të cilit i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.

“Ti je zemra ime, shpirti im, krenaria ime, lumturia ime. Ti më dhe titullin më të madh në jetë. Ti më dhe arsye për të buzëqeshur. Gëzimi im më i madh, djali im”, shkruan këngëtarja. Kujtojmë që këngëtarja prej pak kohësh përveç muzikës, është angazhuar në ekran dhe si moderatore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!