Këtë mbrëmje, në emisionin “E ardhmja është vajzë” Xhensila Myrtezaj u ndal dhe tek personi më i shtrenjtë i jetës së saj, Bes Kallaku. Këngëtarja jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie, të cilët tashmë kanë dhe një vajzë.
Siç tha këngëtarja, arma më e fortë e dashurisë së tyre është “besnikëria për njëri-tjetrin, është kisha dhe tempulli jonë i dashurisë dhe respektit“. Në fund, Xhensila u përlot nga disa fjalë të ëmbla që i dedikoi Besi.
“Jam i fiksuar pas luleve por lulja që dha frytin më të bukur dhe çeli më bukur se çdo tjetër në Tokë është lule Xhensila që ka çelë një Ajkë.“, ishin fjalët e Besit. Nga ana tjetër dhe astrologia Esmeralda u surprizua nga mamaja e saj, për të cilën tha se është shembulli i saj në jetë.
“Esmeraldës dua t’i them që jam shumë krenare për arritjet e saj dhe për femrën që është. Është energjia pozitive e familjes. Dua t’i them se të do mami shumë. Je shpirti, zemra, drita dhe ylli që ndriçon.”, tha e ëma. /abcnews.al