“Më del boksier në Youtube, duket si Obafemi Martins”, prezantohet Cooper

schedule17:32 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:32 - 3 Shkurt, 2020

Kukësi ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin Godberg Ccoper, i cili ishte zyrtarizuar në ditën e fundit të merkatos. Afrikani me pasaportë italiane ka mbërritur në kryeqytet dhe verilindorët njoftojnë se kanë firmosur për 18 muaj me sulmuesin.

“Sulmuesi i ri i Kukësit, Godberg Cooper është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme. 22-vjeçari që kishte firmosur kontratë pak ditë më parë, sot është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi. Ai ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare dhe pritet të jetë një element shtesë për skuadrën tonë.

Cooper do të zhvillojë nesër stërvitjen e parë me skuadrën tonë, pas aventurës me Schafhausen në kampionatin zviceran! Suksese Cooper! Paç suksese me fanellën e Kukësit”, shkruan klubi i Kukësit në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.


KOMENTET – Cooper nuk është se ka shkëlqyer aty ku ka qenë, por kemi të bëjmë me një lojtar të ri që tenton të gjejë veten në Superiore. Për sulmuesin u shpreh skeptik edhe trajneri Shpëtim Duro, për shkak të minutave të pakta që ka pasur dhe ndryshimit të shpeshtë të skuadrave. Komentet për të në faqen zyrtare të klubit janë të pakta, por pikante. /abcnews.al

Komentet e tifozëve në faqen e Kukesit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!