Me Frenkie de Jong tashmë një hap larg transferimit te Manchester United për 65 milionë euro, drejtuesit e Barcelonës kanë vazhduar punën për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të holandezit.
Sipas asaj që raporton “AS”, qëllimi i parë i blaugranëve është Carlos Soler, i cili ka kontratë me Valencian deri në vitin 2023.
Soler është një kërkesë specifike e Xavi Hernandez, që e shikon mesfushorin si të duhurin për të zëvendësuar holandezin, me dy klubet që kanë filluar negociatat mes tyre më marrëveshjen që mund të mbyllet për 20 milionë euro. /f.a/abcnews.al