Presidenti Ilir Meta e ka kaluar paraditen e sotme me të rinjtë. Me anë të një postimi në rrjetet social, kreu i shtetit shihet me tre djem.
Presidenti ka vizituar zonën e Saukut në kryeqytet, ndërkohë që e quan mjaft frymëzuese paraditen që ka kaluar sot.
“Një paradite frymëzuese me çunat e Saukut”, shkruan Meta krahas fotos, shkruan abcnews.al.
Së fundmi Presidenti Meta ka nisur takimet me qytetarët në zona të ndryshme të vendit, ku nuk mungojnë thirrjet e tij për të votuar më 25 prill. Këto zgjedhjet kreu i shtetit i ka cilësuar si referendum. g.v/abcnews.al