Me Covid, Janullatos flet nga spitali në Greqi: Jam mirë, mos kini frikë, thjesht besoni

schedule22:29 - 12 Nëntor, 2020

schedule 22:29 - 12 Nëntor, 2020

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos nga spitali ku ndodhet në Athinë për trajtim mjekësor pas u infektua me koronavirus u shpreh se ndihej më mirë, ndërsa falënderoi mjekët, por edhe njerëzit që janë lutur për shëndetin e tij. Ai kishte edhe një mesazh.

Lexo edhe: Në spital me Covid, Tsipras merr në telefon Janullatosin

“Dita e parë në “Evangelismos” tashmë ka kaluar dhe gjithçka po shkon mirë. Gjatë gjithë jetës sonë ne i referohemi Zotit të surprizave por edhe Zotit të mrekullive. Udhëtimi ynë në Shqipëri filloi me thirrjen “Zoti është me ne” dhe përgjigjen e popullit:

“Edhe ne me Zotin, i cili mbështeste sigurinë tonë se Perëndia nuk do të na braktisë. Falenderime të përzemërta për mjekët dhe infermierët e zgjedhur dhe morinë e njerëzve që edhe një herë shprehën dashurinë e tyre nëpërmjet lutjeve spontane. Dy fjalë nga leximi i Ungjillit të së Dielës së kaluar përcaktojnë qëndrimin e duhur: Mos ki frikë vetëm beso”, ishte mesazhi i tij.

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u transportua dje në Greqi me avion ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë që sot u infektua edhe arqipeshkvi George Frendo, i cili ndodhet në spital në Tiranë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!