Me çizme deri tek gjuri, Dukesha Camilla shfaqet si rrallëherë me pamjen e saj të re

schedule09:17 - 4 Tetor, 2022

schedule 09:17 - 4 Tetor, 2022

Mbreti Charles III dhe gruaja mbretërore Camilla u shfaqën publikisht në Dunfermline në Skoci, të hënën 3 tetor. Kjo është paraqitja e tyre e parë zyrtare që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth. Çifti mbretëror mbërriti në sallën e qytetit për të takuar Ministrin e Parë të Skocisë, Nicola Sturgeon.

Qindra njerëz u rreshtuan në Fife për të parë çiftin, më pas ata vizituan Abbey Dunfermline, ku panë nga afër monumentin e Mbretit skocez Robert Bruce, i cili ishte në fron nga viti 1306 deri në vdekjen e tij në 1329.

Gruaja mbretërore Camilla bëri përshtypje me veshjen e zgjedhur. Ajo zgjodhi të vishte një pallto jeshile të errët me jakë blu të cilën e kombinoi me një bluzë të bardhë dhe një çantë jeshile të markës Demellier. Ne na pëlqyen çizmet e larta deri në gju, të cilat janë bërë prej lëkure kafe dhe janë perfekte për ta mbrojtur atë nga temperaturat e ftohta skoceze. Ajo e kompletoi kombinimin e saj me doreza dhe bizhuteri delikate Van Cleef & Arpels./abcnews.al