“Më bëri të ndihem sërish njeri!”, reperi i njohur rrëfen se si e fejuara e ndihmoi të kalonte periudhën e vështirë

schedule19:43 - 15 Qershor, 2022

schedule 19:43 - 15 Qershor, 2022

Post Malone zbuloi së fundmi se është bërë baba dhe se është fejuar me partneren e tij. Gjatë një interviste për The Hoëard Stern Show, reperi foli për betejën me alkoolin dhe sesi e fejuara e tij, të cilën ai nuk e ka identifikuar publikisht, e ndihmoi ta kalonte atë.

“Unë jam përgjegjës tani,” tha reperi 26 vjeçar për alkoolin. “Ishte një pikë shumë e vështirë dhe nuk mund të ngrihesha nga dyshemeja për javë të tëra. Thjesht kam njerëz super të bukur rreth meje dhe takova një person vërtet të bukur që më bëri të ndihem sërish njeri”, tha ai.

Post Malone

“Është drejtimi nga errësira në dritë… Ajo më shpëtoi jetën, është goxha epike.”, shtoi ai për partneren e tij. Ai më pas tha se lufta  me alkoolin ishte një simptomë e vetëvlerësimit të ulët. “Kishte një moment në jetën time ku nuk isha i kënaqur me atë që isha, dhe isha i turbullt.”, tha ai.

Post Malone

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!