“Më bënte presion të martoheshim”, burri vret partneren dhe i copëton trupin në 35 pjesë

schedule19:09 - 14 Nëntor, 2022

schedule 19:09 - 14 Nëntor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, teksa një burrë vrau dhe copëtoi partneren e tij 27-vjeçare dhe i shpërndau pjesët e trupit të saj në të gjithë Delhin.

Burri u arrestua pesë muaj pasi kreu aktin barbar. Policia ka identifikuar të akuzuarin, emri i të cilit është Aftab Amin Poonawalla.

Siç u zbulua gjatë marrjes në pyetje, burri jetonte së bashku me viktimën 27-vjeçare dhe siç pretendonte ai, 27-vjeçarja i bënte presion që të martoheshin dhe shpesh debatonin për këtë.

Pas një debati më 18 maj, Poonawalla mbyti partneren e tij 27-vjeçare dhe më pas e copëtoi trupin e saj në 35 pjesë me një armë të mprehtë dhe bleu një frigorifer për të ruajtur gjymtyrët e prera.

Për 16 ditët e ardhshme, ai doli në vende të ndryshme përreth Delhit, në mes të natës dhe asgjësoi copat e gruas fatkeqe.

Babai i viktimës Vikas Madhan dha një deklaratë në lidhje me rrëmbimin e vajzës së tij në stacionin e policisë Mehrauli në Delhi më 8 nëntor. Në ankesën e tij, Vikas deklaroi se vajza e tij, Shraddha, po punonte në një qendër telefonike në Mumbai, ku u takua me Poonawalla, shkruajnë mediet e huaja. 

Të dy përfundimisht u lidhën dhe u transferuan në Delhi, pavarësisht kundërshtimeve të familjes së saj. Çifti kishte marrë me qira një apartament në qytet. Mirëpo, pas majit të vitit 2022, babai i viktimës ka raportuar se nuk kishte dëgjuar nga vajza e tij dhe as nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të.

Pas hetimeve, u zbulua  se Shraddha ishte vrarë pesë muaj më parë. Policia e arrestoi Poonawalla-n në banesën ku po qëndronin.

Pas marrjes në pyetje, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e pjesëve të trupit të viktimës, në një zonë pyjore përreth qytetit. Në vendngjarje u gjetën disa prej eshtrave të saj, ndërkohë që po vijojnë hetimet e mëtejshme./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!