Me bateri deri në 9 muaj, zbulohet pajisja që do ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19

schedule09:51 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:51 - 21 Shtator, 2020

Mijëra pajisje, të cilat do gjurmojnë se ku ka qenë një person dhe me kë është takuar, po shpërndahen në Singapor.

Pajisja e vogël me Bluetooth është menduar për të gjithë ata persona të cilët nuk zotërojnë telefona dhe nuk kanë mundësi të përdorin një aplikacion për gjurmimin e kontakteve.

Ajo është e përgatitur më parë nga qeveria e Singaporit për të parandaluar koronavirusin.

Sipas autoriteteve, kjo pajisje do të ndihmojë njerëzit të ndihen më të sigurt kur ndodhen jashtë.

Për shembull, kjo pajisje do të ndihmojë të moshuarit të mbajnë një regjistër të saktë të vendndodhjes së tyre. E vetmja gjë që përdoruesit duhet të bëjnë është ta mbajnë me vete dhe bateria zgjat deri në nëntë muaj pa pasur nevojë për rimbushje. l.k/abcnews.al