Policia e Bulqizës ka arrestuar një 33 vjeçar, të cilit i kapën dy armë pa leje.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme u arrestua një 33 vjeçar në fshatin Tërnovë të Bulqizës, të cilit iu kap një automatik dhe një “shot gun” pa leje.
“Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak”, bën me dije policia.
Njoftimi i plotë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Policisë çon në pranga një 33-vjeçar.
Sekuestrohen nga Policia, 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në këtë kuadër, falë bashkëpunimit çdo ditë e më tepër mes qytetarëve dhe Policisë, është bërë e mundur goditja e një rasti të armëmbajtjes pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.
Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.