Me armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në pranga dhe shoferi

schedule11:59 - 3 Prill, 2025

schedule 11:59 - 3 Prill, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë silenciator.

Gjithashtu është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit më të cilin po lëviznin.

“Gjatë këtij operacioni, në mbrëmje, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, është  ndaluar për kontroll një automjet tip “Mercedes Benz” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur nga automjeti një çantë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në çantën marsup, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!