Me armë në makinë/ Arrestohet 19-vjecari në Durrës, shoferi ‘i shpëton’ policisë

schedule10:27 - 25 Shkurt, 2023

schedule 10:27 - 25 Shkurt, 2023

Një 19-vjecar është arrestuar në Durrës, pasi lëvizte me armë me vete, ndërsa në kërkim është shpallur shoku i tij.

Burime zyrtare të policisë thanë se në kuadër të operacionit “Late Hours” ( orët e vona) u vu në pranga 19-vjecari O.V  ndërsa kanë shpallur në kërkim shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë operacionet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Late hours”, falë inteligjencës policore.

Operacioni, nga strukturat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.

Qarkullonin me automjet, me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 19-vjeçar, shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.

Drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari, për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas sigurimit të informacionit në rrugë operative se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullon me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete, kanë organizuar operaconin policor të koduar “Late hours”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetitn e dyshuar tip “Ford” dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të   shtetasit O. V., 19 vjeç (pasagjer).

Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!