KUKËS- Policia Kufitare në Morinë të Kukësit godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Për këtë u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
I arrestuari është një 28 vjeçar, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”./abcnews.al

