DURRËS- Dy francezë janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi nga kontrollet e kryera iu gjet një armë sportive dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis.
Policia thotë se francezët e kishin fshehur armën në një automjet kamper.
Ata po tentonin të largoheshin nga Shqipëria, por plani i tyre për të kaluar fshehurazi një armë dhe lëndë narkotike dështoi me sukses.
Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e veprimtarisë për të dy të arrestuarit./ abcnews.al