Me 930 kg duhan kontrabandë në makinë, arrestohet 38 vjeçari në Kukës

schedule09:36 - 25 Nëntor, 2020

schedule 09:36 - 25 Nëntor, 2020

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person i cili është kapur duke transportuar mallra kontrabandë.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se arrestimi i shtetasit E. A. 38 vjeç, është bërë në aksin rrugor Kukës-Morinë, ku pas kontrollit të zhvilluar ne mjetin e tij tip furgon i është gjetur dhe sekuestruar 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen 930 kg duhan.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A. 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Në aksin rrugor Kukës-Morinë, është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional./abcnews.al