“Me 5 thasë miell në muaj s’quhesh i varfër”, mesazhet e protestuesve para kryeministrisë, s’kursejnë as ministret

schedule11:50 - 19 Mars, 2022

schedule 11:50 - 19 Mars, 2022

Mesazhet gjatë protestës së zhvilluar para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve janë përcjellë më shumë përmes pankartave.

“Ta harrojnë se largohemi nga sheshi sot pa marrë të drejtat tona”, tha një qytetar.

Qytetarët nuk i kanë kursyer ironitë as për ministret. Protestuesit risjellin shprehjen e ministres Edona Bilali për “Zeusin”. “T’i lutemi Zeusit për shi”, shkruan një pankartë.

“Me 5 thashë miell në muaj nuk quhesh i varfër”, thotë një tjetër pankartë me foton e ministres Delina Ibrahimaj, e cila tha se një qytetar me 140 euro nuk quhet i varfër.

‘Të bëhemi 100 fermerë t’i blejmë këpucë të reja ministres’- është pankarta e cila u paraqit sot në protestën e qytetarëve përballë kryeministrisë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!