Me 4 korrik në Britaninë e Madhe do të rihapen lokalet, restorantet dhe parukeritë. Kanë kaluar tashmë 12 javë që nga momenti kur u vendosen masat drastike te cilat u ndryshuan jetën miliona britanikëve. Pasditen e së martës, kryeministri Boris Johnson në parlamentin britanik tha se qytetaret do t’i rikthehen së shpejti birrave, ngrënieve nëpër restorante dhe vajtjes në parukeri.
Kampingjet gjithashtu do të rihapen me kusht që objektet e përbashkëta ne vecanti tualetet do të dezinfektohen vazhdimisht. Ndërsa për palestrat, vendet e bowlingut dhe parqet ujore, do të duhet të pritet më gjatë.
Rregulli i distancimit social prej 2 metrash do të reduktohet në një metër. Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar e ka tejkaluar numrin e 54 mijë të vdekurve. Mbi 48 mijë viktima janë regjistruar vetëm në Angli dhe në Walles./abcnews.al