Më 30 nëntor pritet shkarkimi i Zgurit dhe zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm

schedule13:57 - 20 Nëntor, 2017

schedule 13:57 - 20 Nëntor, 2017

Në seancën plenare të 30 nëntorit, përveç miratimit të buxhetit 2018, mazhoranca pritet të shkarkojë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Sikur të mos mjaftonte kjo, po në të njëjtën seancë, socialistët pritet të zgjedhin kryeprokurorin e përkohshëm, që do të pasojë Adriatik Llallën, deri sa të nisë nga puna Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Aktin final të shkarkimit të Klement Zgurit nga kryesimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, socialistët pritet ta kryejnë me votë në seancën plenare të 30 nëntorit, e cila është e para në kalendar, pasi këtë javë deputetët janë të përqëndruar në komisione, ku po diskutohet nen për nen p/buxheti 2018.

Kështu, bashkë me miratimin në tërësi të buxhetit, mazhoranca pritet të votojë edhe largimin e Zgurit, i cili akuzohet nga PS se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke humbur besimin qe socialistet i dhane pas marreveshjes politike Rama-Basha te 18 Majit. Burime prane shumices bejne me dije se pas shkarkimit te Zgurit do te shpallet vakanca per kryetarin e ri, per zgjedhjen e te cilit do te ndiqen procedurat normale te parashikuara ne ligj.

Me zgjedhjen e kryetarit te ri, pritet qe PS te rifitoje shumicen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, te cilen e humbi kur i la opozites postin e kryetarit, para zgjedhjeve te pergjithshme te 25 qershorit.

Ndërkohë, në të njëjtën seancë të fund-nëntorit, pritet që socialistët të ndërmarrin një tjetër veprim të rëndësishëm, që ka të bëjë me njeriun që do të pasojë Adriatik Llallën në postin e kryeprokurorit. Ndryshe nga sa preferon opozita, PS duket e vendosur që të mos ia zgjasë Lallës mandatin që i skadon në fillim të dhjetorit. Derisa të nisë nga puna Këshilli i Lartë i Prokurorisë, socialistët do të zgjedhin një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.

Të dyja këto vendime pritet të shqyrtohen fillimisht në Komisionin e Ligjeve, duke nisur nga e mërkura, ku do të qartësohen edhe procedurat që synon të ndjekë mazhoranca./abcnews.al

https://youtu.be/444264wTiV4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!