Më 28 mars, 5 planetë do të shihen me sy të lirë

schedule09:56 - 23 Mars, 2023

schedule 09:56 - 23 Mars, 2023

Astronomët janë në pritje këtë muaj pasi pesë planetë të sistemit diellor do të jenë të dukshëm nga Toka si pjesë e një shtrirjeje të rrallë planetare. Më 28 mars, Jupiteri , Mërkuri , Urani, Marsi dhe Aferditsa pritet të rreshtohen së bashku në një pjesë të vogël të qiellit pas perëndimit të diellit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Dy nga planetët më të shndritshëm, Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë të dukshme pranë horizontit, ndërsa Aferdita pritet të shkëlqejë më lart në qiell. Vitin e kaluar, astronomët në hemisferën veriore patën mundësinë të shihnin Merkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin.

Planetët pritet të rreshtohen në 50 gradë, që do të thotë se ata do të shfaqen më afër njëri-tjetrit nga Toka në një zonë të vogël. Ky fenomen vizual ndryshon nga një shtrirje astronomike, e cila i referohet kur planetët bashkohen njëkohësisht në të njëjtën anë të diellit.

Ngjarje të tilla nuk janë të rralla, por diçka e tillë nuk do të ndodhë përsëri deri në vitin 2040.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!