Me 255 km/h, shqiptari bie në radar në Austri

schedule09:01 - 26 Maj, 2022

schedule 09:01 - 26 Maj, 2022

Për shkak të shpejtësisë së madhe, atij i konfiskohet patentë shoferi nga policia austriake. Një shqiptar i Kosovës, banues në rrethin e Ried, ka shënuar një rekord të palavdishëm në komunën e Pram, në Austri.

Ai bie në radarin e një patrulle të policisë austriake, teksa ishte duke vozitur makinën e tij me një shpejtësi prej 255 kilometrash në orë, njofton albinfo.at.

Sipas raportit të policisë në Austrinë e Epërme, 20-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë në drejtim të Wels-it në autostradën A8. Përkundër shpejtësisë së lartë, patrulla policore arriti ta ndalojë shoferin në daljen e Haag am Hausruck.

Me vendim të menjëhershëm, kosovarit i është ndaluar vozitja në gjithë Austrinë, ndërkohë lënda i është dërguar për në gjykatë./GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!