“Më 16 maj e gjithë bota mblidhet në Tiranë”, Rama nga Shkodra: Shqipëria 2030 qendër e Ballkanit dhe Evropës

schedule12:37 - 4 Maj, 2025

schedule 12:37 - 4 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të diele, 1 javë para zgjedhjeve të 11 majit ku shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin dhe qeverinë e re, Rama u ndal për fushatën elektorale në Shkodër.

Teksa renditi me radhë të gjitha zhvillimet që ka bërë qeveria në këtë qytet, që nga hyrja e Shkodrës e deri tek Stadiumi, Rama tha se me punë dhe përkushtim Shqipëria po fiton në sytë e ndërkombëtarëve respektin e merituar.

Për këtë të fundit ai ritheksoi samitin e 16 majit që do të mbahet në qendër të Tiranës dhe që do të bëjë bashkë të gjithë liderët nga e gjithë bota. Rama tha se Tirana është kthyer në qendrën e Ballkanit dhe se Shqipëria 2030 do të jetë jo vetëm qendër e rajonit, por dhe e Evropës.

“Po stadiumin kush ia bëri Shkodrës. A është Vllaznia një nga krenaritë e sportit dhe të Shkodrës. Kush ia bëri mo?! Po teatrin Migjenin kush e shpëtoi nga korrenti dhe kush e bëri teatrin teatër. Të mos flas për hyrjen e Shkodrës, që kur hyje ishte si një Afganistan, as një liqen e asnjë gjë. Hyrja e Shkodrës ishte si Lana e viteve 2000, sepse ky ishte vizioni i kënetës. Janë disa që thonë që ç’na duhet ne kjo pasaporta ne pasaportën e kemi. Ne kemi pasaportë për të udhëtuar, nuk kemi pasaportë për të qëndruar. Ne jemi europianë, na ka vënë Zoti në mes të Europës dhe jemi një popujt më të vjetër. U deshën 10 vjet përpjekje që t’i bënim ata që kur të flasin për Shqipërinë të flasin me respekt, me dinjitet. Kush e dinitë që do mblidhej e gjithë bota në Tiranë. Më 16 maj do të vijnë në Tiranë të gjithë, do vijnë në Tiranë sepse Tirana e qendra e Evropës së Ballkani, dhe Shqipëria 2030 do të jenë qendra e Ballkanit e Evropës”, theksoi kryeministri./abcweb.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!