Me 15 diploma universitare, mjeku ndalon së studiuari në moshën 91-vjeçare

schedule15:08 - 24 Tetor, 2023

schedule 15:08 - 24 Tetor, 2023

Leonardo Altobelli, një mjek italian 91-vjeçar në pension, thotë se tani më në fund është i kënaqur dhe do të ndërpresë studimet pasi të ketë marrë diplomën e tij të pesëmbëdhjetë.

Ndalova së studiuari“, i tha ai mediave lokale, një ditë përpara se të merrte një diplomë në kriminologji në departamentin e ri për shkencat kërkimore në Universitetin e Foggia.

Altobelli ishte mjek i mjekësisë familjare deri në moshën shtatëdhjetë vjeçare, por edhe kryebashkiak i qytetit të tij të lindjes, Trojës, pranë Foggia.

Ndër 14 diplomat e tjera universitare janë: diplomë juridike, shkenca politike, letërsi italiane, filozofi, pedagogji (dy herë), shkenca bujqësore, shkenca dhe teknologji ushqimore, turizëm, histori, bioteknologji, arkeologji dhe së fundmi një master në kriminalistikë.

CV-ja e tij universitare përfshin shtatë diploma, duke përfshirë ato në mjekësinë sociale, mjekësinë sportive, ligjin shëndetësor dhe mësimdhënien e mjekësisë së përgjithshme.

Unë jam studenti më i vjetër në botë, por pas kësaj diplome do të pushoj së studiuari. Tani do t’i përkushtohem shkrimit. U them të rinjve ta duan atë që bëjnë. Të përqafojnë punën e tyre dhe ta bëjnë atë me buzëqeshje dhe qetësi. Gjithmonë kam ndier pasion për marrjen e njohurive të reja dhe për këtë arsye e quaj veten ‘student i botës’“, tha Altobelli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!