“Më 11 maj, jo fitore por triumf i PS”, Rama: Dritaren e BE e kishim të mbyllur, tani shtetet do thonë PO. Kemi krijuar besim dhe respekt

schedule12:03 - 1 Mars, 2025

schedule 12:03 - 1 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama, në takimin që zhvilloi në Kamëz, tha se PS nuk duhet të sigurojë thjesht një fitore më 11 Maj, por triumf.

Kjo, sipas tij, për të çuar përpara ambicien për të hyrë në BE. Kreu i qeverisë tha se më përparja dritarja e BE ka qenë e mbyllur, por tashmë vendet anëtare janë pro anëtarësimit të vendit tonë.

“Prandaj nuk duhet thjesht një fitore e PS, por një triumf e PS. Një fuqi e investuar me votën e shqiptarëve që në 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë me logon që do të zgjedhin, por të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet t’i mbyllin brenda 2027.

Janë 1 mijë veta që janë të ulur në të gjitha tryezat që bëjnë negociata ndërkohë që janë rreth 40 persona që merren vetëm me këtë punë. Ndërkohë që nga ana e tyre çdo javë ata ndjekin ecurinë e detyrave. Futja në BE është ngritja e dytë e flamurit shqiptar që i jep sovranitetit tre vlera të sigurta njëherë e mirë: lirinë individuale, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike.”, u shpreh kryeministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!