Me 1 mln euro të falsifikuara të fshehura në valixhe, pas kamerunasit, arrestohet edhe bashkëpuntori

schedule17:45 - 24 Shkurt, 2022

schedule 17:45 - 24 Shkurt, 2022

Pas 53 vjeçarit kamerunas, Josoue Ngankam këtë të enjte policia e Tiranës ka vënë në pranga bashkëpuntorin e tij shtetasin me iniciale Z.N. 45 vjeç.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lastra”, është bërë i mundur arrestimi i 45 vjeçarit me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian, i cili në bashkëpunim me të arrestuarin Ngankam) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.

Sipas policisë këta shtetas akuzohen për falsifikim të monedhave.

LEXO EDHE: U kap me 1 mln euro në Rinas, kamerunasi: Mi dha një shok në Francë, më tha takohemi në Shqipëri

“Vijon operacioni policor i koduar “Lastra”.

Shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit vihet në pranga shtetasi Z. N., 45 vjeç.

Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Lastra”, është arrestuar shtetasi J. N., 53 vjeç.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Lastra”, për goditjen e aktivitetit kriminal për falsifikimin e kartëmonedhave dhe tentativës për ti futur ato në vendin tonë, specialistët e për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Z. N., 45 vjeç,  me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. N., (arrestuar në flagrancë më datë 17.02.2022) dyshohet se kanë tentuar të fusin rreth 1 milion euro të falsifikuara në vendin tonë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave””, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!