E ardhmja e Weston Mckennie është gjithnjë e më e larg Juventusit teksa Leeds e pret atë. Siç raporton La Gazzetta dello Sport, në fakt, këto janë orët vendimtare për shitjen e mesfushorit të Juventusit.
Klubi anglez thuhet se po pret një përgjigje për ofertën që ka paraqitur për të hyrë në fazën përfundimtare të marrëveshjes.
Klubi i Juventusit është i vendosur në kërkesën për 35 milionë euro, ndërsa klubi anglez dëshiron t’i afrohet shifrës së Juventusit përmes bonuseve.
Detaje të vogla që po ngadalësojnë negociatat por që vështirë se do të zbehen. /G.D abcnews.al/