Leeds dhe Juventus po negociojnë për transferimin e McKennie në Premier League.
Palët janë shumë afër, lojtari ka pranuar të transferohet te Leeds, por tashmë duhet që klubet përkatëse të gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet e mbetura.
Leeds ka bërë ofertën zyrtare për lojtarin amerikan, e cila është 28 milionë euro. Juventus momentalisht qëndron te shuma prej 35 milionë euro, por në orët apo ditët në vazhdim, mund të ketë ulje.
Situata te klubi i Juventusit nuk është shumë e qetë, pasi problemet ligjore që ato hasën dhe sanksionet, po bëjnë që disa lojtarë të kërkojnë largimin, sidomos nëse nuk futen në Champions League./ h.ll/abcnews.al