McGregor lë mënjanë rivalitetin, pikëllohet dhe ka një mesazh për babanë e Khabib

schedule09:13 - 14 Maj, 2020

schedule 09:13 - 14 Maj, 2020

Momente të vështira për familjen e Khabib Nurmagomedov, pasi babai i tij, Abdulmanap, ka probleme shëndetësore. Gjendja e tij raportohet të mos jetë e mirë dhe kjo ka bërë që të mos ndihet mirë edhe Conor McGregor, rivali më i urryer i Khabib.

Irlandezi ka bërë një postim në “Tëitter” dhe lutët që Abdulmanap të bëhet më mirë dhe ta fitojë këtë betejë me vdekjen.  “Lutje për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov. Një burrë përgjegjës për shumë kampionë bote, në disiplina të shumta.

Një gjeni i vërtetë i arteve marciale. Shumë i pikëlluar kur dëgjova këtë lajm sonte. Lutemi për familjen Nurmagomedov në këto momente të vështira”, shkruan McGregor, i cili ka shpërndarë një foto me mesazhin e presidentit të UFC, Dana White. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!