Conor McGregor ka njoftuar se ka përfunduar puna për jahtin e tij Lamborghini dhe mjeti 22 metra i gjatë është lëshuar në ujë. Ylli i UFC postoi pamjet në rrjetet sociale, teksa jahti Lamborghini Tecnomar 63 u transportua nga impianti i ndërtimit në Itali, drejt zonave të testimit.
Conor ka depozituar pagesën e majme të jahtit të tij Lamborghini që në tetor, duke thënë se ishte krenar për barkën e tij të re. Mjeti dukej gjigant, teksa manovrohej nga punonjësit që po e zbrisnin nga kamioni.
Tecnomar 63 është dizenjuar dhe stiluar nga grupi italian Sea Group e Tecnomar, për llogari të Lamborghini. Conor ka blerë jahtin e tillë të 12-të, nga vetëm 63 jahte që do të prodhohen.
Jahti është frymëzuar nga Lamborghini Miura e Countach në vitet 1960 e 1970. Mjeti 24 tonësh mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 69 milje në orë, me motorin e dyfishtë 4000 kuaj fuqi. /abcnews.al