McGonigal/ Koreshi-Ramës: Moralisht të dorëhiqeshe, e ke kthyer zyrën e kryeministrisë si shtëpinë tënde

schedule17:17 - 2 Mars, 2023

schedule 17:17 - 2 Mars, 2023

Ne Kuvend vijon seanca maratonë në kuadër të mocionit me debat  për çështjen “McGonigal”.

I radhës që ka marrë fjalën është deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi, i cili është shprehur se Rama të paktën moralisht duhet të dorëhiqej.

Sipas tij, Rama ka bërë negociatame ish-zyrtarin e FBI në rrugë jo zyrtare duke e kthyer zyrën e kryeministrisë si shtëpinë e tij.

Pjesë nga fjala e Saimir Koreshit:

“Meqë kolegët tanë folën me fjalë të urta popullore , gjyshja ime do të kishte thënë, “sytë e tu që të dalin”. Sepse në të gjithë kohën nuk ka operuar në rrugë zyrtare. Ky është krim, duhet të ndëshkohet, të paktën moralisht të dorëhiqesh. Ke negociuar privatisht, zyrën e kryeministrit e kthyer si shtëpinë tënde. Nuk është e mundur nëse pretendojmë se jemi shtet demokratik. Nëse vazhdojmë të flasim si Putini t’i ke të drejtë.

Po flasim për “McGonigal”, për atë që po zien në Shqipëri sot,  po flasim për atë që ka minuar demokracinë, kur ti shkatërrove çdo gjë. Ku në vend të mbillje bujqësi, mbolle zi, në vend të mbillje arsim, ke mbjell injorancë, nëse doje të bëjë polici ke shtuar krimin. Kjo është bërë sot, ndaj sot këtu duhet të paktën të dëgjojë të gjithë ç’kanë për të thënë deputetët. Ato 750 mijë vota që të votuan kundër.

Të kishe folur për hallet që ti ke shkaktuar gjatë këtyre viteve në drejtimin e Shqipërisë.

Nëse do ta kisha këtu, do t’i thoja vetëm një fjali: Po kaq budalle, ju djemt e sojit mavi, si jua futi McGonigal?”, u shpreh Koreshi. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!