McGonigal dënohet me 4 vite burg, ish agjenti i FBI akuza për bashkëpunim me oligarkun rus

schedule23:19 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 23:19 - 14 Dhjetor, 2023

Ish agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal është dënuar me 4 vite e një muaj burg pasi akuzohej se kishte bashkëpunuar me një shtetas rus, oligarkun Oleg Deripaska që kërkonte që emri i tij të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane.

McGonigal ishte akuzuar gjithashtu se kishte fshehur 225 mijë dollarë pagesa që kishte marrë nga një shtatas shqiptar për lobim, ndërsa ishte ende agjent i FBI-së. Gjyqi për këtë çështje pritet të mbahet më 16 shkurt ndërsa Mc Gonigal është vetshpallur fajtor për këtë akuzë.

Ish-agjenti I lartë i FBI-së kishte deklaruar më parë se pagesa prej 225 mijë dollarësh ishte një kredi për biznez.

Përpara se të merrej vendimi mbi akuzën e bashkëpunimit me oligarkun e sanksionuar rus, McGonigal shprehu pendes për krimet e kryera dhe tha se ndihej keq për gjithcka që kishte bërë.

Prokurorët kërkuan fillimisht një denim prej 5 vitesh për ish agjentin e lartë të FBI-së. Charles McGonigal do të nis të vuajë dënimin e tij më 26 shkurt të vitit 2024.

55 vjecari kishte punuar si agjent i lartë i FBI-së në divizionin e kundëzbulimit ku roli i tij fokusohej në hetimin e oligarkëve rus përpara se të tërhiqej nga detyra në vitin 2018.

Avokatët e McGonigal kërkuan që ai të mos dënohej me burg pasi kishte pranuar përgjegjësitë e tij dhe kishte humbur punën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!