Lyrical Son është një ndër reperët më të dashur të skenës shqiptare, pas të cilit qëndrojnë shumë hite dhe suksese. Projekti më i fundit i tij me mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë MC Kreshën, u publikua tre muaj më parë. Gjatë një interviste për emisionin Rudina, reperi ka zbuluar se po punojnë me një album të ri.
“Po punojmë për albumin me MC Kreshën, jemi gati në mes të punës, nuk jemi as në fillim as në fund.”, u shpreh ai. Kujtojmë që pak javë më parë, reperi foli gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, për rrugëtimin e tij artistik, familjen dhe mikun e tij më të ngushtë.
Duke komentuar këngët që ka sjellë me Kreshën, Lyrical Son tha se nuk dëshiron t’i cilësojë bashkëpunime teksa shtoi: “Unë dhe Kresha jemi një. Është sikur të thuash ka bashkëpunuar Shëipëria dhe Kosova për të mbrojtur flamurin kuq e zi.” /abcnews.al