Kur flasim për emrat më të pëlqyer të estradës shqiptare, përmendim Mc Kreshën dhe Lyrical Son. Dy reperët kanë sjellë ndër vite hite të padiskutueshme për adhuruesit e zhanrit muzikor që lëvrojnë dhe sigurisht, pikasin me duetet që kanë lancuar.
Dyshja e artistëve, prej pak muajsh nuk kanë publikuar asnjë projekt dhe fansat e tyre mezi presin të dëgjojnë diçka të re prej tyre. Por pritjes i ka ardhur fundi, pasi reperët kanë zbuluar se do të sjellin projektin e ri nesër gjatë orëve të pasdites.
“A ju ka marrë malli? Nesër, Mc Kresha dhe Lyrical Son – Dilem Jashtë””, ka shkruar Lyrical Son në një postim në rrjete sociale duke zbuluar kështu dhe titullin që do të mbajë kënga. /abcnews.al