Ministri i Brendshëm, Benet Beci ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një nënë me 3 fëmijët e saj u mbytën në ujërat e lumit Buna.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla është shprehur se RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna.
Ndër të tjera, Balla bëri thirrje që çdo grua që të denoncojë çdo lloj formë dhune, teksa shtoi se ka dyshime të forta që dhuna nga bashkëshorti i 39-vjeçares, tanimë i arrestuar, ka shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.
“Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.
Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë asnjë Justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla në Facebook.