Mbytja e jahtit luksoz/ Identifikohet një nga viktimat. Trupi i pajetë i përket shefit të kuzhinës

schedule23:04 - 20 Gusht, 2024

schedule 23:04 - 20 Gusht, 2024

Trupi i pajetë që u gjet në orët e para të së hënës në brigjet e Sicilisë pranë jahtit luksoz që u mbyt besohet të jetë i shefit të kuzhinës Recaldo Thomas.

Shtetasi kanadezo-antiguan ishte një nga 22 personat në bordin mjetit lundrues kur u mbyt gjatë një stuhie e fuqishme.

Zhytësit po vazhdojnë ende punën të palodhur për të arritur në kabinat e jahtit të fundosur ndërsa kërkojnë për gjashtë pasagjerë të zhdukur, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer.

Hetuesit britanikë mbërritën në Itali të martën për të vlerësuar se çfarë ndodhi gjatë motit ekstrem që goditi jahtin. Nga 22 personat në bord, 15 mbijetuan.

Autoritetet italiane po zhvillojnë  një operacion kërkim-shpëtimi duke përdorur zhytës të specializuar, helikopterë dhe varka patrullimi. Vetëm trupi i një personi është gjetur, ndërsa autoritetet po kërkojnë 6 të zhdukurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!