Mbytja e anijes në Cape Verde, flet vëllai i një prej të zhdukurve: Vdiq për një ëndërr që kemi të gjithë

schedule08:09 - 18 Gusht, 2023

schedule 08:09 - 18 Gusht, 2023

Vëllai i një burri që vdiq pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u gjet në Cape Verde, ka thënë për BBC se ata po përpiqeshin të arrinin në Spanjë. Më shumë se 60 njerëz dyshohet se kanë vdekur në varkë, e cila ishte në det për më shumë se një muaj. Shumica e personave që ndodheshin në të ishin nga Senegali.

“Të gjithë janë të shokuar. Ai ishte një nga shtyllat e familjes sonë,” tha Mamour Ba për vëllain e tij. “Ata donin të shkonin në Spanjë. Ata thanë se donin të largoheshin dhe unë nuk mund t’u thoja që të mos e bënin këtë, sepse ata tashmë e kishin vendosur”, theksoi Mamour Ba në një intervistë për BBC.

“Një nga vëllezërit e mi, Ibrahima, përdori telefonin e mjekut për të më telefonuar nga Kepi Verde. Ai na tha se vëllai ynë tjetër Cheikhouna kishte humbur në det. U trondita. Ishim shumë të afërt, ai ishte një luftëtar i vërtetë. Ishte i martuar me dy fëmijë. Ditën që u largua më mbajti duart dhe më tha: “Vëllai duhet të iki”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!