Mbyti për vdekje bashkëshorten, Gjykata shpall fajtor 33-vjeçarin

schedule16:23 - 16 Maj, 2022

schedule 16:23 - 16 Maj, 2022

Babis Anagnostopulos i cili vrau bashkëshorten 20-vjeçare më 11 maj të vitit të kaluar u shpall sot fajtor nga Gjykata e Athinës.

33-vjeçari u shpall fajtor për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, pa probleme mendore.

Lexo edhe: Vrau gruan dhe vari qenin te shkallët, piloti grek padit producentët britanikë për dokumentarin

“Ai e vuri fëmijën në gjumë dhe u ngjit në katin lart për ta vrarë”, tha prokurorja e Gjykatës së, Eugenia Stathoulopoulou, duke thënë ndër të tjera:

“Është tronditës fakti i periudhës së gjatë kohore, në të cilën ai aktronte, duke u shtirur si një bashkëshort që vuante vdekjen e së shoqes”, ka thënë prokurorja.

Gjatë seancave gjyqësore Babis është shfaqur i “rrënuar” për vdekjen e bashkëshortes duke thënë se e dashuronte atë dhe se i intereson shëndeti i fëmijës së tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!