Një 75-vjeçar nga Kosova, i cili kishte ardhur të kalonte pushimet në Shqipëri është mbytur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Velipojës.
Mësohet se 75-vjeçari, është ndjerë keq në momentin që është futur në ujë.
I moshuari nga Kosova është nxjerrë me shenja jete nga uji, por gjendja e tij shëndetësore është komplikuar më tej dhe ka ndërruar jetë.
Dyshohet se 75-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërkohë që trupi i tij po dërgohet në morgun e spitalit të Shkodrës.
N.D./abcnews.al