Një 70 vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. Rexhep Brucaj nga Mali i Zi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det dhe si pasojë ka humbur jetën.
Viktimën e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.
Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër./abcnews.al