Mbytet në plazh një fëmijë shqiptar në Greqi

schedule19:42 - 1 Qershor, 2024

schedule 19:42 - 1 Qershor, 2024

GREQI- Një fëmijë i moshës 6 ose 7 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë teksa po notonte në plazhin e Heraklionit të Greqisë. Media greke “Creta24” raporton se djali i mitur i ka shpëtuar nga vëmendja nënës së tij dhe ka hyrë në ujë.

Pak minuta më vonë ai u nxor nga uji pa ndjenja. Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël është përfshirë nga një dallgë e fortë.

Ka qenë një banor i zonës, i cili ka parë fëmijën në ujë pa ndjenja dhe ka kërkuar menjëherë ndihmën e autoriteteve. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në orën 13:30 të kësaj të shtune.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë fëmijën në jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por pa shenja jete./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!