Një djalë 5-vjeçar është mbytur sot në pishinën e një hoteli në qendrën bregdetare të Teramos
Fëmija banonte në provincën e Bergamos dhe ishte me pushime me familjen e tij në Silvi Marina (Teramo).
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 kur i mituri po lahej në pishinë me disa moshatarë të tij. Ai u pa teksa humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë pa ndjenja.
Ndihma e rojeve dhe të tjerëve përreth ishte me kohë, por e padobishme. Kur punonjësit e shëndetit arritën në vendngjarje, fëmija ishte në arrest kardiak. Megjithë përpjekjet e gjata për ringjallje në pishinë, mjeku përfundimisht u desh të konfirmojë vdekjen e tij. Nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë prekur nga ndonjë trompozë.
Stacioni policor lokal ka hapur një hetim për tragjedinë. /abcnews.al