Një efektiv i policisë së Shkodrës është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Kir. Trupi i 52-vjeçarit Dedë Shkalla është pare fillimisht nga banorë të zones dhe dyshohet se është vetëmbytur.
Ndërkohë që po merren në pyetje familjarë, të afërm të viktimës si dhe kolegët e punës. Shkak sipas tyre, dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar ekonomike e 52-vjeçarit.
Mësohet se Dedë Shkalla kishte vite që punonte në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës. Ai ishte i martuar dhe kishte 7 fëmijë./abcnews.al