Mbytet gomonia me emigrantë pranë Libisë, 50 viktima

schedule10:18 - 10 Janar, 2018

schedule 10:18 - 10 Janar, 2018

Një gomone me emigrantë është mbytur pranë brigjeve të Libisë. Sipas të dhënave të para janë 50 viktimat dhe rreth 100 të zhdukur. Rojet bregdetare të Libisë kanë arritur të shpëtojnë orët e fundit 300 emigrantë që ndodheshin në tre gomone të ndryshme

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në tragjedinë e radhës së emigrantëve pranë brigjeve të Libisë, ku një gomone e tejmbushur me emigrantë është mbytur. SIpas rojeve bregdetare të Tripolit, numri i viktimave mund të jetë shumë i madh nga ai që konfimrojnë të mbijetuarit. Orët e fundit rojet bregdetare të Tripolit kanë shpëtuar 300 emigrantë që ndodheshin në tre gomone të ndryshme, ndërsa numri i të zhdukurve është rreth 100.

Marina e Libisë, duke u mbështetur në dëshmitë e të mbijetuarve, konfirmoi se një nga gomonet mbante më shumë se 100 persona, nga të cilët vetëm 17 arritën të shpëtonin. Të mbijetuarit kanë qëndruar për disa orë të varur jashtë gomones deri sa kanë mbërritur rojet bregdetare. Tragjedia ndodhi pranë qytetit të Khoms rreth 100 kilometra në lindje të Tripolit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!