Një anije mallrash nga Emiratet e Bashkuara Arabe me 30 anëtare në bord është mbytur në brigjet e Iranit në rajonin e Gjirit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një zyrtar iranian është shprehur se ka nisur një operacion për të shpëtuar anëtarët e ekuipazhit të saj.
“Një anije mallrash e Emirateve që transportonte automjete u mbyt rreth 50 kilometra nga porti i Assaluyeh në provincën Bushehr dhe është nisur një operacion për të shpëtuar 30 anëtarë të ekuipazhit,” ka thënë ai.
An UAE ship laden with a large cargo of cars sank 30 miles from the Iranian port of Asalouyeh.#Iran#Emirates
pic.twitter.com/yQEAT1Qp90 pic.twitter.com/abQ4SpZKVL— HoseinMortada-English (@HoseinMortada1) March 17, 2022
Ndër të tjera raportohet se anëtarët e ekuipazhit janë në ujë, të veshur me jelek shpëtimi dhe duke pritur që një anije iraniane t’i marrë.
Ndërkaq shkak për mbytjen e anijes dyshohet se janë bërë, erërat e forta të cilat kanë shkaktuar stuhi në Gji dhe probleme në lëvizjen e anijeve./abcnews.al