Mbyt të atin në pus/ Ngjarja e rëndë në Durrës, viktima ishte zhdukur prej ditësh

schedule16:13 - 4 Shtator, 2024

schedule 16:13 - 4 Shtator, 2024

Një tjetër akt vrasje është zbuluar në Shën Vlash të Durrësit.

Një 30 vjecar ka vrarë me armë zjarri të atin dhe më pas trupin e pajetë e ka hedhur në pus.

Ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, ditë kur Esmerald Balla pas një konflikti me të atin, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit, e ka qëlluar me armë gjahu.

Për të humbur gjurmët e krimit të rëndë, i riu është paraqitur në polici ku ka denoncuar humbjen e kontakteve me të atin 62 vjecar.

Në dëshmine tij ai ka thënë se i ati Enver Balla ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur dhe pas këtij momenti nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, 30 vjecari ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij.

Edhe djali tjetër i viktimës, i cili jeton ne Itali, është shprehur në polici se në rrjetet sociale, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur e cila i shkruante që mos ta kërkonin 62 vjecarin pasi ai ishte larguar me pushime.

Pas këtyre denoncimeve policia ka mbajtur në monitorim 30 vjecarin i cili është tradhtuar nga bisedat telefonike dhe lëvizjet e tij.

Hetimet zbuluan se Esmerald Balla pasi vrau të atin, trupin e ka hedhur në një pus, në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes ndërsa armën e krimit në një kanal.

Pas vënies në pranga, 30 vjecari ka pranuar krimin dhe ka dëshmuar se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një shumë prej 7.5 milionë lekësh, kursime familjare, që sipas tij 62 vjecari i kishte shpenzuar.

Një krim i ngjashem ndodhi në shkurt të këtij viti po në shena vlash, ku 49 vjecari Pellumb Meta u gjet i vrare ne kasollen prane shtepise se tij. Per krimin jane vene ne pranga tre femijet, por autori nuk është zbuluar ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!