“Mbyllni zonën ajrore”, Zelenskyy: Raketat ruse shkatërruan plotësisht aeroportin e Vinnytsia-s

schedule14:06 - 6 Mars, 2022

schedule 14:06 - 6 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar ditën e sotme se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia-s.

Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 257 km në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në një video të publikuar së fundmi, Zelenskyy i kërkoi NATO-s të “mbyllte hapësirën ajrore” dhe të krijojë një zonë ndalim-fluturimi.

Lexoni KËTU të gjitha ngjarjet e sotme mbi luftën

“Siguroni një zonë humanitare ndalim-fluturimi”, tha ai. “Ky është detyrimi juaj humanitar për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit.

“Dhe ju mund ta bëni. Nëse nuk e bëni, nëse nuk na siguroni, të paktën avionët, në mënyrë që të mbrohemi, atëherë mund të arrijmë në përfundimin e vetëm të mundshëm që dëshironi që ne të vritemi ngadalë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!